Ballina Aktualitet Lajme “EMRIN NUK E JAPIM, BARKUN E KEMI DHËNË,” MANASTIRASIT GJITHNJË E MË...

“EMRIN NUK E JAPIM, BARKUN E KEMI DHËNË,” MANASTIRASIT GJITHNJË E MË SHPESH BËJNË SHOPING NË GREQI (VIDEO)

“Barkun e kemi dhënë, emrin nuk e japim”, është grafiti që e pamë në Shirok Sokak në Manastir.

Manastirasi që e ka shkruar këtë grafit, i cili sot është pjesërisht i fshirë, aludon se një pjesë e manastirasve janë kundër Marrëveshjes së Prespës, por janë vizitues të rregullt të Greqisë për shopping dhe giro.

Që ta konfirmojmë besueshmërinë e këtij grafiti, u nisëm për në Greqi përmes vendkalimit kufitar Mexhitli , 15 km larg Manastirit, ku pamë kolonë të gjatë të automjeteve që nga ora 7 në mëngjes.

Siç na thanë, çdo të hënë ka zbritje të produkteve të caktuara nëpër vetëshërbimet , andaj ka kolona të gjata në këtë vendkalim.

Pasi e kaloni kufirin, autostrada ju çon deri te qyteti grek Lerin i cili gjendet 15 km larg kufirit. Të gjithë qytetarët atje flasin dhe kuptojnë maqedonisht.

E vizituam edhe vetëshërbimin ku më shumë nga automjetet e parkuara ishin me targat e Manastirit se sa me targa greke. Ata që blejnë atje thonë se ndjehen sikur të jenë në Shirok Sokak.

Sipas të dhënave që morëm nga MPB-ja, në vendkalimin kufitar Mexhitli, gjatë muajve të fundit kanë kaluar 87.550 pasagjerë.

Përveç nëpër vetëshërbime dhe në giro në Lerin, edhe këtë sezon gjatë fundjavave, pjesë e madhe e manastirasve i vizitojnë banjat në Lutraki. Por edhe qytetarët grekë që jetojnë afër kufirit, shpeshherë vijnë në Manastir për të blerë produkte bujqësore, mish, derivate, për të pirë kafe në Shirok Sokak, gjithashtu shkojnë te dentisti, gjinekologu ose berberi. Grekët më të pasur i vizitojnë edhe kazinot e Manastirit.

Pjesë e madhe gjatë verës së kaluar e vizituan qytetin tonë. Në një moment kisha informacion se janë paraqitur mbi 10 mijë turistë. Çdo ditë punojmë me ta, neve na vjen mirë, ata bëjnë rezervime përmes veb sajtit tonë, tha Dimçe Ivanovski, Karmen Exclusive.

Hotelierët dhe tregtarët kërkojnë punëtorë të cilët e njohin gjuhën greke, ndërsa gjëja më interesante është ajo që nëpër dyqanet dhe restorantet, për të kuptuar më mirë mes vete, shitësit , për të përfituar më shumë flasin greqisht, ndërsa blerësit nga Greqia, për të marrë zbritje, flasin maqedonisht.

Përgatiti Jovica Paunoski
Pamje TV21
Montazhi : TV21

@tn.lajmelokale
@tetovanews