Ballina Kronika Edhe një person nga Maqedonia humb jetën si pasojë e aksidentit në...

Edhe një person nga Maqedonia humb jetën si pasojë e aksidentit në Serbi

Edhe një person nga Maqedonia ka humbur jetën si pasojë e aksidentit që ndodhi më 21 dhjetor në Leskovc të Serbisë. Bëhet fjalë për 70 vjeçaren G.S, e cila nuk ka mundur t`u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.

Ajo është viktima e gjashtë në këtë aksident, ku pati 34 persona të dëmtuar.

Autobusi më 15 dhjetor në orën 19 është nisur nga Manastiri për në Vjenë, dhe rreth orës 1.40 është rrokullisur në afërsi të Leskovcit.

Tre udhëtarë kanë humbur jetën në vendngjarje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews