Ballina Kronika E pazakontë në Tiranë, hajduti vjedh edhe rrobat në tel (VIDEO)

E pazakontë në Tiranë, hajduti vjedh edhe rrobat në tel (VIDEO)

Që situata ekonomike në Shqipëri është e vështirë kjo dihet. Por që të ketë vajtur deri aty sa hajdutët të marrin edhe rrobat në tel, kjo duket disi e habitshme.

Një familje është çuar mëngjesin e sotëm nga gjumi dhe nuk i ka gjetur rrobat që kishte lënë në tel për tu tharë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Të habitur nga mungesa e rrobave ata kanë kërkuar ndihmën e kamerave të një lokali ngjitur.

Siç shikohet edhe në këtë video hajduti drejtohet qetësisht drejt banesës.

Pasi merr xhupat nga teli, ai nuk harron të marrë edhe kapset, raporton “JOQ”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews