Ballina Top Lajm “Dritëhijet e Fatmir Xhafajt”. Në Top Story, profili i ish-ministrit që nga...

“Dritëhijet e Fatmir Xhafajt”. Në Top Story, profili i ish-ministrit që nga komunizmi (VIDEO)

Top Story dje në mbrëmje duke iu referuar dokumentave dhe pamjeve ekskluzive, solli një profil të ish-ministrit të Brendshem, Fatmir Xhafaj, që nga periudha e komunizmit e deri më sot. Top Story ka zbuluar detaje të pathëna për të kaluarën e Xhafajt, në kohën kur ai ishte hetues. Gjithashtu, në emision do të trajtohet e gjithë karriera politike e Xhafajt në demokraci, uljet dhe ngritjet, përplasjet dhe prapaskenat. Klanet që u krijuan në Partinë Socialiste dhe si u largua si ministër i Brendshëm janë të tjera detaje që trajtohen në emision.

“Zoti Xhafaj e ka treguar se edhe kur nuk e kishte mirë me Nanon, e kishte mirë me Ruçin; edhe kur nuk e kishte mirë me Ruçin, e kishte mirë me Ramën. Tani që nuk e ka mirë me Ramën, do e ketë me Veliajn”, thotë Marko Bello. Top Story është fokusuar edhe tek skeda e pasurisë së Xhafajt dhe familjarëve të tij. Për herë të parë do të publikohen prova se si kanë përfituar miliarda lekë të afërmit e ish-ministrit të Brendshëm.

@tn.lajmelokale
@tetovanews