Ballina Suplement Arsimi “Dhjetori i dytë vijon…”, studentët publikojnë agjendën e së dielës

“Dhjetori i dytë vijon…”, studentët publikojnë agjendën e së dielës

“Dhjetori i dytë vazhdon”. Më këtë moto do vijojnë të protestojnë sërish studentët të dielën, e cila është dita e pestë e qëndresës së tyre.

Sipas agjendës, ata do të mblidhen nëpër fakultetet e tyre në orën 8:30 deri në orën 9:30 dhe më pas do të nisin marshimin për të qenë në orën 10:00 përpara ministrisë së Arsimit.

“Studentë, të gjithë të bashkuar për të kërkuar me ngulm plotësimin e kushteve! Kush nuk ka mundësi të shkojë të mblidhet pranë fakulteteve të vet, të vijë direkt në ministrinë e Arsimit”, thuhet në faqen e tyre ne ‘Facebook’.

Protesta e tyre do vijojë deri në plotësimine tetë pikave nga Ministria e Arsimit, perndryshe do kete pershkallezim te protestes, ku nuk perjashtohet hyrja ne greve urie.

Loading...