Ballina Aktualitet Lajme Deputetët e Lëvizjes BESA bojkotuan seancën për propozim ligjin e amnistisë

Deputetët e Lëvizjes BESA bojkotuan seancën për propozim ligjin e amnistisë

Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi miratoi Ligjin për amnistinë e 27 prillit. Ligji u mbështet edhe nga deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe pse amendamenti i tyre për amnisti të përgjithshme nuk u pranua. Ligji nuk u mbështet nga Aleanca për Shqiptarët, pesë debutetët e Lëvizjes Besa dhe deputeti i PLD-së, Goran Milevski. Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela miratimin e Ligjit për Amnisti e cilësoi si vrasje të dytë ndërsa ata që e mbështetën i quajti keqbërës.

Deputetët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli, gjithashtu refuzuan të marrin pjesë edhe në punën e trupit që përgatiti këtë propozim ligj, pasi sipas tyre ata janë kundër përzierjes të politikës në punën e gjygjësorit dhe drejtësisë. Ata kanë bojkotuar seancën e votimit të ligjit për amnistinë e 27 prillit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews