Ballina Aktualitet Shqipëri Del axhenda, beteja vazhdon. Studentët protestojnë sërish nesër para Ministrisë së Arsimit

Del axhenda, beteja vazhdon. Studentët protestojnë sërish nesër para Ministrisë së Arsimit

Nuk ndalet protesta e studentëve. Mijëra të rinj, studentë të universiteteve publike që protestuan sot përballë Ministrisë së Arsimit, duke shtyrë kreun e këtij dikasteri, Lindita Nikolla t’iu plotësonte një prej pikave, që ishte shfuqizimi i VKM-së për tarifat e provimeve të mbartura, kanë vendosur të dalin nesër sërish në shesh.

Studentët do të dalin në protestë nesër në përpjekje për të fituar edhe 3 kërkesat e tjera që ata kanë ndaj qeverisë. Grumbullimet e studentëve do të nisin nesër në orën 08:00 në fakultetet përkatësen dhe në orën 10:00 do të stacionohen përpara Ministrisë së Arsimit.

Në faqen Universiteti. Info në Facebook dhe grupe të tjera mbështetëse të tyre, studentët kanë publikuar axhendën e protestës së bashku me kërkesat që kanë për qeverinë.

Ndërkohë kujtojmë se pas përfundimit të tubimit të sotëm, një nga studentët u shpreh për mediat kështu: “Do e diskutojmë me të gjithë studentët dhe do të marrim një vendim. Duke qenë se kishim deklaruar se ministra do të na kthente përgjigje, për sot, e mbyllim protestën. Me thirrjen që do të mblidhemi sërish nesër në të njëjtën mënyrë. Do shihet nëse do ketë reagim”, -tha një prej përfaqësuesve të Këshillit studentor, ndërsa shtoi se protesta për sot mbyllet.

Një tjetër studente tha: “Nesër në orën 8 mblidhemi tek ministria dhe marshojmë deri para kryeministrisë. Dekanët e fakulteteve të mbajnë përgjegjësi për të plotësuar kushtet për institucionet”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews