Ballina Aktualitet Dalin kërkesat e një grupi anonim studentësh në Maqedoni, nuk dihet data...

Dalin kërkesat e një grupi anonim studentësh në Maqedoni, nuk dihet data e protestës

Në adresën elektronike të portalit TetovaSot është dërguar një njoftim e një grupi anonim studentësh, të cilët sic shprehen ata: “Sot më datën 13. 12. 2018, pas shumë takimeve dhe bisedave intensive që patëm ditët e fundit, kryesisht me studentë, por edhe me qytetarë të shumtë, themeluan Grupi Nismëtar për Organizimin e Protestave
Studentore, të cilat kanë për qëllim realizimin pa asnjë kusht të kërkesave të parashtruara.

Në vazhdim njoftim teksti i plotë i grupit të studentëve:

Njoftojmë opinionin studentor, arsimdashësh dhe atë publik,se ngjarjet e fundit nëpër të gjitha universitetet e Repubilkës së Shqipërisë,duke patur si kryeqendër Tiranën dhe me të cilët solidarizohemi pa asnjë rezervë, kanë ndikuar pozitivisht në të gjitha qendrat Universitare Shqiptare – me probleme të natyrave afërsisht të njëjta. Prandaj, Ne, një grup studentësh sot më datën:13. 12. 2018, pas shumë takimeve dhe bisedave intensive që patëm ditët e fundit, kryesisht me studentë, por edhe me qytetarë të shumtë, themeluan Grupi Nismëtar për Organizimin e Protestave
Studentore, të cilat kanë për qëllim realizimin pa asnjë kusht të kërkesave të parashtruara në listën në vijim:
Kërkesat e studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit,Udhëheqësisë së universiteteve dhe Pushtetit.

1.Ndalimi i kushtëzimit me blerje të librave për nënshkrim nga ana e profesorëve, të tërhiqet.
2. Subvencionimi ose largimi i pagesës së praktikës 8 javore nga Universiteti (50 euro).
3. Subvencionimi i pagesës së ekskurzionit profesional ose largimi i saj si lëndë obligative.
4.Zvogëlimi i tarifës për studentët e huaj(50%).

5.Publikimi i statuti të universitetit dhe raportevlerësimi i evaluimit të studentëve që bëjnë për profesorët të jetë në faqen e universitetit.
6. Përmirësimi i kushteve elementare në laboratore dhe salla mësimore.
7. Rishikimi i titujve akademik dhe verifikimi i plagjiaturave.
8. Revizion për marrjen e titujve akademik të çdo profesori në pozitë udhëheqësie. A është respektuar ligji, koha për kalim prej një titull në tjetër dhe punimet shkencore në Universitetet private dhe publike.
9. Departizimi i universitetit (heqja dorë e partive politike nga universitetet).

10. Cili është statusi i Parlamentit Studentor. A funksionon si organizatë e pavarur apo eshte nën ingerencat e universitetet.
11. Pagesat vjetore nga studentët për Unionin e Studentëve ,sa nga ato mjete brenda vitit u kthehen studentëve?!
12. Sjellje të barabartë nga ana e profesorëve për të gjithë studentët pavarësisht lidhjeve farefisnore (miqësore, familjare).
13. Largimin e profesorëve të dënuar me vendim gjykate për kryerje të ndonjë vepre penale.
14.Ndalimi I diskriminimit të femrave dhe kushtezimi I tyre me akte të paturpshme në këmbim note.

@tn.lajmelokale
@tetovanews