Ballina Sport Cikalleshi i “shkel syrin” Panuccit, gol në Kupën e Turqisë (Video)

Cikalleshi i “shkel syrin” Panuccit, gol në Kupën e Turqisë (Video)

Kupa e Turqisë është habitati i preferuar i Sokol Cikalleshit. Sulmuesi shqiptar rezultoi edhe njëherë tjetër vendimtar në këtë kompeticion duke realizuar golin e tij të dytë sezonal me fanellën e Goztepe që erdhi sërish në Kupë.

Cikalleshi u aktivizua titullar në sfidën e parë të raundit të 1/16-ave mes Nazillispor dhe Goztepe. Në minutën e 12-të sulmuesi i përfaqësueses kuqezi realizoi golin që zhbllokoi shifrat, finalizim ky që rezultoi deçiziv deri në minutat e fundit me Goztepen që realizoi dhe dy herë të tjera ndaj skuadrës që militon në kategorinë e 4-t, për një fitore me shifrat 0-3, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në raundin e 1/8-ave.

Cikalleshi u zëvendësua në minutën e 75-të. Ky ishte goli i 14-të në total në Kupën e Turqisë për sulmuesin kavajas i cili në këtë kompeticion e ka gjetur rrugën e rrjetës edhe me Istanbul Basaksehir e Osmanlispor.

Me këtë gol Cikalleshi i dha një tjetër sinjal trajnerit të kombëtares shqiptare Christian Panucci se po kalon një formë shumë të mirë dhe meriton të grumbullohet sërish në ekipin përfaqësues.

@tn.lajmelokale
@tetovanews