Ballina Showbiz Çfarë po ndodh mes kushërirave? Anxhelina shton dyshimet për “zënkën”

Çfarë po ndodh mes kushërirave? Anxhelina shton dyshimet për “zënkën”

Kushërirat Hadërgjonaj-Ramosaj kanë marrë vëmendjen e të gjithëve gjatë kësaj periudhe. Është përfolur shumë fakti se mund të ketë keqkuptime dhe marrëdhënia mes tyre është ftohur.

Por Anxhelina ka bërë një urim për festat e fundvitit që shtoi më shumë spekulimet se vazhdon të mos flasë me Beatrixin. Ajo i uron më të mirat çdo njeriu, përfshirë edhe ata që janë të zemëruar apo nuk flasin me të.

“Po eci drejt 2019-s me një zemër dhe mendje të pastër. Nëse më detyrohesh diçka, mos u shqetëso. Nëse më ke bërë diçka të gabuar, nuk ka asnjë problem, e more mësimin. Nëse je i zemëruar me mua, fitove sepse unë e lashë të iki! Nëse nuk flasim, është në rregull gjithsesi të uroj gjithë të mirat. Nëse mendon se unë kam gabuar, të kërkoj falje – nuk ka qenë e qëllimshme.

Jam mirënjohëse për çdo eksperiencë që kam kaluar. Jeta është shumë e shkurtër për t’u kapur pas inatit, zilisë dhe stresit ose dhimbjes! Kjo shkon për 2019, do e bëjë një vit pozitiviteti dhe një sezon faljeje. Gëzuar Krishtlindjet 2019”, shkruajti Anxhelina në Instagram.

VIDEO bonus:
Loading...