Ballina Lajme Shqipëri Bushati: Edi Rama duhet rrëzuar, njëlloj siç shqiptarët tërhoqën zvarrë statujën e...

Bushati: Edi Rama duhet rrëzuar, njëlloj siç shqiptarët tërhoqën zvarrë statujën e Enver Hoxhës

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, i’u përgjigj pyetjes nëse ka ardhur koha që kryeministri Edi Rama të largohet nga pushteti. Bushati u shpreh se Rama duhet të përfundojë mandatin dhe ta çojë të keqen deri në fund, në mënyrë që shqiptarët ta rrëzojnë, njëlloj siç tërhoqën zvarrë statujën e Enver Hoxhës.

“Unë kam arritur në një optikë shume pesimiste, e cila thotë se nevojiten shumë ditë për Edi Ramën, sepse ai duhet lënë t’i shkojë të keqes deri në fund.
Edi Rama duhet rrëzuar, nuk flas as për zgjedhje dhe as për protesta. Këtu është rrëzuar vetëm Enver Hoxha, të cilit shqiptarët i tërhoqën statutëjën zvarrë, në këtë kuptim them që Edi Rama duhet rrëzuar”, u shpreh Bushati.

/TPZ.AL/

Loading...