Ballina Lajme Rajoni Bora mbulon rajonin, trashësi deri në 60 cm në Serbi (VIDEO)

Bora mbulon rajonin, trashësi deri në 60 cm në Serbi (VIDEO)

Bora mbulon rajonin, trashësi deri në 60 cm në Serbi
Gjatë 24 orëve të fundit pothuajse pandërprerje është duke rënë borë në Serbi, kurse trashësia e saj në disa vende ka shkuar edhe mbi gjysmë metër. Trafiku është vështirësuar, kurse shumë linja të autobusëve janë ndërprerë për shkak të rreshjeve të shumta dhe aksidenteve në autostrada.
Trashësia e borës në Novi Sad është 58 cm, kurse në Beograd 28 cm, ndërsa pritet intensifikimi i rreshjeve duke marrë parasysh parashikimet e sinoptikëve se bora nuk do të ndalet gjatë gjithë fundjavës./TetovaNews

Loading...