Ballina Lajme Shqipëri Berisha, thirrje Bashës që të mbështesë protestën e studentëve: Rama është mashtrues,...

Berisha, thirrje Bashës që të mbështesë protestën e studentëve: Rama është mashtrues, cinik dhe arrogant. Të ngrihemi

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur cinizëm dhe arrogancë qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në Kuvend ditën  e sotme.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se kryeministri kërkon që studentët  të tërhiqen dhe përkulen përpara tij, duke e paraqitur veten përpara tyre si Zeusin

Njëherësh ish kryeministri demokrat u bën thirrje të gjithë shqiptarëve, dhe përmes tyre dhe kryetarit të PD Lulzim Basha, që të bashkohen me protestën e studentëve për të sotmen dhe të ardhmen e vendit.

Postimi i plotë i Berishës:

Rama ne parlament, cinizem, arrogance, dyfytyresi ndaj studenteve!

Te dashur miq, autori i krizes se thelle te universiteteve vazhdoi edhe sot ne diten e 9te te protestes studentore, me cinizmen ekstrem arrogancen e paskrupullt, mashtrimin e turpshem ndaj tyre.

Perkundrejt qendrimit te prere, te drejte dhe ultimativ te studenteve per plotesimin pa kushte te kerkesave te tyre, ai vazhdon t’ju thote atyre se ato jane te drejta dhe se ai i zgjidh ato vetem ne rastse studentet shkojne ne takim me te.

Ai u kerkon pra me cinizem studenteve te terhiqin qendrimin e tyre jo negociata, jo dialog pra te perkulen para tij.

Ai eshte arrogant i paskrupullt sepse paraqitet para studenteve si Zeus qe ka ne dore te gjithe fuqite per te shkelmuar te drejtat e tyre dhe per ti rivendosur ato vetem kur do dhe si do ai.

Ai eshte mashtrues ordiner dhe dyfytyresh pasi çdo dite ka perdorur dhe do perdori te gjitha mjetet per ti perçare studentet.

Keshtu, ai perdori takimin me freshistet por deshtoi me turp ne perpjekjen e tij per ta shitur si takim me studente, tentoi perseri dje takim ne arte por salla mbeti bosh, po ben gjithçka me veglat e tij dhe freshistet per te perçare me studentet e mjeksise ne nje takim qe perpiqet te organizoje neser.

Krahas karrotes ai perdor shkopin, kercenimet, presionet, blerejet e individeve dhe grupeve te studenteve dhe pedagogeve, me qellimin e vetem qe te hape spiralin dhe labirintet e mashtrimeve siç ka mashtruar 6 vite me rradhe mbare shqiptaret.

Duke mbeshtetetur fuqishem revolucionin demokratik te studenteve te Dhjetorit 2018 dhe denuar me ashpersine me te madhe qendrimim cinik, arrogant dhe hipokrit te Edvin Rames, ju bej thirrje qytetareve shqiptare te mbeshtesin me te gjitha mjetet dhe mundesite e tyre kauzen e drejte te studenteve te revoltuar, e cila ka nje rendesi jetike per te sotmen dhe te ardhmen e vendit tone! sb

VIDEO bonus:
Loading...