Ballina Aktualitet Lajme Anketa: Ziadin Sela dhe Stevo Pendarovski favoritët kryesorë për president! (Foto)

Anketa: Ziadin Sela dhe Stevo Pendarovski favoritët kryesorë për president! (Foto)

Në një sondazh për president konsesual i filluar nga Televizoni 21 dhe nga anketimi i qytetarëve shihet qartë se tek shqiptarët favorit është Ziadin Sela me 11%, ndërsa tek maqedonasit Stevo Pendarovski me 11%.

Sipas sondazhit shihet se Imer Selmani me 8% është i dyti tek shqiptarët pastaj Ali Ahmeti me 7%, Talat Xhaferi me 4%, kurse tek maqedonasit Nikolla Gruevski me 7%, Zoran Zaev me 4%, etj. TV21 ditë më parë kishte sondazh edhe për ministrat ku më të votuar janë Ministri brendshëm Oliver Spasovski dhe zvkryeministri për Marrëveshjen e Ohrit, Hazbi Lika.

@tn.lajmelokale
@tetovanews