Ballina Bota ANKARA – SHBA miraton shitjen e raketave ”Patriot” për Turqinë

ANKARA – SHBA miraton shitjen e raketave ”Patriot” për Turqinë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e sistemit të raketave ”Patriot” për Turqinë për mbrojtje ajrore dhe për mbrojtje nga raketat me vlerë 3,5 miliardë dollarë.

Agjencia për Bashkëpunimin e Mbrojtjes dhe Sigurisë, e lidhur me Departamentin amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), ka bërë një deklaratë me shkrim lidhur me miratimin e shitjes.

Në deklaratë thuhet se “Departamenti miratoi shitjen me vlerë 3,5 miliardë dollarë të 80 raketave të avancuara udhëzuese ‘Patriot’ MIM-104E, të 60 raketave ‘Patriot-3’ (PAC-3) me aftësi të përparuara si dhe të pajisjeve përkatëse. Agjencia për Bashkëpunimin e Mbrojtjes së Sigurisë sot ka informuar Kongresin në lidhje me çështjen e shitjes”.

Më tej thuhet se miratimi i shitjes, do t’i shtojë fleksibilitet të konsiderueshëm kapacitetit të mbrojtjes ajrore të Turqisë.

“Një Turqi e sigurtë me aftësinë e parandalimit të kërcënimeve ajrore dhe raketore si dhe të sulmeve të tjera, do të sigurojë paqe dhe stabilitet në NATO dhe kontinentin e Evropës”, theksohet në deklaratë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews