Ballina Bota Analiza ANALIZA: Pikëpamja e Londrës: 40 arsye për të mbështetur marrëveshjen e Brexit

ANALIZA: Pikëpamja e Londrës: 40 arsye për të mbështetur marrëveshjen e Brexit

Zyra e shtypit e kryeministres britanike, Tereza Mej ka bërë publike 40 arsyet se përse sipas saj, duhet mbështetur marrëveshja Brexit, e arritur mes Londrës dhe Brukselit, mbi mënyrën e daljes së vendit nga Bashkimi Evropian: Lëvizja e lirë, do të përfundojë njëherë e përgjithmonë, me futjen e një sistemi të ri të emigracionit, bazuar tek aftësitë e aplikantit për vizë pune. Ne do të marrim sërish kontrollin e plotë të parave tona, të cilat do të mund t’i shpenzojmë në prioritetet tona si Sistemi Shëndetësor Kombëtar (NHS). Ne do të braktisim programet rajonale të financimit të BE-së, me Mbretërinë e Bashkuar që do të vendosë vetë se si t’i shpenzojë këto para në të ardhmen.Do të përfundojë juridiksioni i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar.Në të ardhmen do të prodhojmë ligjet tona në Parlamentet dhe Asambletë tona në Uestminster, Edinburg, Kardif dhe Belfast.Do të largohemi nga Politika e Përbashkët Bujqësore.Do të largohemi nga Politika e Përbashkët e Peshkimit, dhe do të bëhemi sërish një shtet i pavarur lidhur me kontrollin mbi ujërat tona.Do të jemi në gjendje të arrijmë marrëveshjet tregtare me vendet e tjera anembanë botës. Marrëveshjet mund të negociohen dhe ratifikohen gjatë periudhës së zbatimit, dhe të zbatohen menjëherë pas kësaj.

Ne do të jemi një zë i pavarur i tregtisë së lirë në skenën globale, duke folur për veten tonë dhe për herë të parë ndër dekada në Organizatën Botërore të Tregtisë.Do të çlirohemi nga angazhimi politik i BE-së, për një bashkim gjithnjë e më të ngushtë.Do të jemi jashtë Kartës së të Drejtave Themelore të BE, duke njohur rekordin e deritanishëm të Mbretërisë së Bashkuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Do kemi një zgjidhje të drejtë të detyrimeve tona financiare, të cilat do të jenë më pak se gjysma e asaj që ishte parashikuar fillimisht.Të 2 milionë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar që jetojnë në BE, dhe 3 milionë qytetarët e BE që jetojnë në ishull, do të kenë të drejtat e tyre të garantuara ligjërisht, në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë të jetojnë jetën e tyre si më parë.Ne do të kemi një zonë të tregtisë së lirë me BE, pa asnjë tarifë apo kufizim sasior në të gjithë sektorët, duke ndihmuar në mbrojtjen e biznesit në Mbretërinë e Bashkuar. Ne do të jemi ekonomia e vetme e madhe me një marrëdhënie të tillë me BE.

Ne kemi rënë dakord me BE-në, se do jemi sa më ambiciozë në lehtësimin e lëvizjes së mallrave ndërmjet Britanisë së Madhe dhe BE-së, si pjesë e zonës sonë të tregtisë së lirë.Do të kemi një periudhë zbatimi pasi të largohemi nga BE, gjatë së cilës tregtia do të vazhdojë pak a shumë shumë si tani. Kjo do t’i japë kohë qeverisë, bizneseve dhe qytetarëve, të përgatiten për marrëdhëniet tona të reja.Marrëveshja do të shoqërohet me një zvogëlim më të madh të pengesave në tregtinë e shërbimeve, sesa çdo lloj marrëveshje e mëparshme tregtare.

Do të ketë një marrëveshje, që përcakton se qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, mund të praktikojnë profesionin e tyre në BE.Një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që siguron akses në tregun e BE-së për sektorin tonë të shërbimeve financiare, çka do të thotë BE-ja, nuk mund ta anulojë atë në mënyrë të njëanshme. Kjo do të sigurojë stabilitet dhe siguri për industrinë.Një marrëveshje më e mirë mbi fushën dixhitale, që ndihmon në lehtësimin e tregtisë elektronike, dhe në uljen e pengesave të pajustifikuara për tregtinë me mjete elektronike.

Kemi rënë dakord, që do të ketë marrëveshje që do të lejojë që të dhënat jetike të vazhdojnë të rrjedhin lirisht në të gjithë ekonominë tonë, dhe për sigurinë tonë të përbashkët.

Marrëveshjet tregtare për gazin dhe energjinë elektrike, do të ndihmojnë në lehtësimin e presionit ndaj çmimeve, dhe garantimin e një furnizimi të sigurt.Do të ketë rregulla të forta për të ruajtur ndershmërinë në raportet e tregtisë, në mënyrë që as Britania e Madhe dhe as BE-ja të mos të subvencionojnë padrejtësisht industritë e tyre, kundër palës tjetër.

Ne do të kemi një Marrëveshje gjithëpërfshirëse të Transportit Ajror, dhe një qasje të krahasueshme për operatorët e mallrave, autobuzët dhe trajnerët.Ne kemi rënë dakord, se do të bëhen rregullimet e duhura, në mënyrë që të mund të marrim pjesë në programet e BE-së si Horizon dhe Erasmus.Do të ketë një marrëveshje bashkëpunimi me Euratom, duke mbuluar të gjitha fushat kyçe, ku duam të bashkëpunojmë.

Do të vazhdojë udhëtimi pa viza në BE për pushime dhe udhëtime biznesi. Partneriteti ynë i ri i sigurisë, do të thotë ndarje e të dhënave si ADN-ja, të dhënat e udhëtarëve dhe gjurmët e gishtave për të luftuar krimin dhe terrorizmin, duke shkuar përtej çdo marrëveshjeje të mëparshme që BE-ja ka nënshkruar me një vend të tretë.

Partneriteti ynë i ri në fushën e sigurisë, do të mundësojë dorëzimin efikas dhe të shpejtë të kriminelëve të dyshuar dhe të kërkuar.

Do ketë një bashkëpunim të ngushtë mes forcave tona policore, dhe organeve të tjera të zbatimit të ligjit. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku, për të vendosur sanksione kundër atyre që shkelin rregullat ndërkombëtare. Ne do të punojmë së bashku kundër kërcënimeve kibernetike të sigurisë, dhe do të mbështesim përpjekjet ndërkombëtare për të parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Mosmarrëveshjet ndërmjet Britanisë së Madhe dhe BE-së mbi këtë pakt, do të zgjidhen nga një arbitër i pavarur, çka do të sigurojë një vendim të drejtë. Ne do të përmbushim angazhimin tonë, për të siguruar që të mos ketë vështirësi kalimi në kufirin mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës. Ne do të mbajmë Zonën e Përbashkët të Udhëtimit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, duke siguruar që jeta e përditshme të vazhdojë si tani.

Ne do të ruajmë Tregun e Përbashkët të Energjisë Elektrike midis Irlandës së Veriut dhe Irlandës, çka do të ndihmojë në ruajtjen e një furnizimi të qëndrueshëm me energji, dhe në uljen e çmimeve në Irlandën e Veriut. Të dyja palët do të angazhohen ligjërisht, përmes Marrëveshjes së Tërheqjes, për të përdorur “përpjekjet më të mira”, për të vendosur marrëdhëniet e ardhshme deri në fund të periudhës së zbatimit, duke ndihmuar në shmangien e ngërçeve në pikat doganore.

Do ketë një marrëveshje për të shqyrtuar marrëveshjet alternative, për të shmangur problemet në kufi në ishullin e Irlandës, duke përfshirë të gjitha aranzhimet lehtësuese dhe teknologjitë, dhe për të filluar punën përgatitore përpara se të largohemi nga BE, dhe duke reflektuar vendosmërinë e përbashkët për të zëvendësuar ndalesat. Nuk ka gjasa që të duhet të përdorim ndalesat, një zonë doganore në mbarë Britaninë do të sigurojë që të mos ketë kufij doganorë në Detin Irlandez. Sovraniteti britanik i Gjibraltarit, do të mbrohet. Marrëveshja respekton rezultatin e referendumit. Ajo rimerr kontrollin e parave, kufijve dhe ligjeve tona, ndërkohë që mbron vendet e punës, sigurinë dhe integritetin e Mbretërisë së Bashkuar.(bota.al)

@tn.lajmelokale
@tetovanews