Ballina Bota ANALISTJA AMERIKANE PAMELA GELER E AFËRT ME ADMINISTRATËN TRUMP: Këshilla ime është...

ANALISTJA AMERIKANE PAMELA GELER E AFËRT ME ADMINISTRATËN TRUMP: Këshilla ime është që ta përkrahin Serbinë!Kosova është çerdhe e xhihadistëve në zemër të Evropës

Analistja e politikës nga SHBA, Pamela Geler thotë se Kosova është “shtet i xhihadistëve në zemër të Evropës”! dhe se këshilla i saj për administratën amerikane në lidhje më çshtjen e Kosovës është pa mëdyshje të mbajë anën e Serbisë.
“Këtë qëndrim e kam prej vitesh, nga koha kur Presidenti Bill Clinton bëri njërin nga gabimet e shumta katastrofale duke përkrahur myslimanët gjatë luftës qytetare në Bosnje”, shton Geler për Novostin e Beogradit, tansmeton Tetova News.
Në pyetjen se si e sheh dështimin e Kosovës në Interpol, ajo thekson se në organizatat siç është Interpol situata reale vihet para korrektësisë politike.

“Anëtarët e Interpolit kanë pranuar, megjithëse në heshtje, se Kosova është e mbushur me xhihadistë dhe terroristë islamikë që mund të infiltrohen në institucionet e Prishtinës. Kjo nuk është e domosdoshme për ndryshim të qëndrimit të bashkësisë ndërkombëtare. Nuk ka ende njohje të përgjithshme në nivel të Unionit Evropian dhe të OKB-së për atë se çka është Kosova dhe pse ajo është kaq e rëndësishme për Evropën. Për mua është e qartë se Kosova është shtet xhihadist në zemër të Evropës, thotë Geler.

Në pyetjen nëse administrata e Trump a është e gatshme t`i mbështes interesat nacionale serbe në Bosnjë dhë në Kosovë, ajo thotë: “Po, keni miq në administratën amerikane. Gjithashtu, këshilltari i Presidentit, Xhon Bolton ka qëndrim objektiv dhe ka më shumë mirëkuptim për situatën në Ballkan sesa shumë ekspertë të tjerë të politikës së jashtme për regjionin tuaj”.
Ajo thotë se Bolton ka qenë kundër krijimit të një Kosove të pavarur, ndërsa beson se ” Bolton dhe Trump kanë dhënë ndihmesë për ndryshimin e politikës së jashtme ndaj Kosovës”./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews