Ballina Aktualitet Lajme Aktivistët e Besës protestojnë në debatin për ndryshimet kushtetuese (VIDEO)

Aktivistët e Besës protestojnë në debatin për ndryshimet kushtetuese (VIDEO)

Ndryshimet e reja kushtetuese mbi emrin janë të paplota dhe të imponuara për shqiptarët, sepse do të vazhdojnë të përkufizohen si përqindje, ndërsa statusi i tyre juridik- kushtetues mbetet i pandryshuar. Këtë ishin disa nga konstatimet që u bënë në debatin e organizuar publik nga qeveria mbi ndryshimet kushtetuese dhe të Preambulës. Forumi Rinor i Lëvizjes Besa pakënaqësinë ndaj ndryshimeve të reja e shprehu përmes parullës së tij të njohur “Nuk jemi përqindje”.

Po na i tregoni të njëjtat pallavra për 27 vite. Në këtë vend shqiptarët nuk janë shtet formues në ndryshimet kushtetuese, e dyta, gjuha shqipe nuk është zyrtare si gjuhë por si përqindje, e treta flamuri shqiptar nuk është në kushtetutë? E di se nuk do përgjigjesh, shkaku se gjithnjë keni përgjigje politike dhe ne nuk ju kuptojmë. Si ndjeheni Zotëri?- thanë të rinjtë e Besës.
https://youtu.be/fH4zLOdXRpE

Vërejtje lidhur me ndryshimet e reja kushtetuese shprehu edhe profesori dhe ish lideri i Rilindjes Demokratike Kombëtare. Sipas tij nënçmim është që shqiptarët të përkufizohen me status statistikor.

Edhe pse janë ndryshimet e treta më të mëdha që ndodhin nga 91-shi, 2001 dhe tash në 2018, nuk janë ndryshime të plota. Unë ndjehem i ofenduar dhe i nënçmuar si profesor dhe si qytetar sepse e përfaqësoj, popullin që është 20 për qind në Kushtetutën aktuale. Si do ishte ndjej zonja Sheqerinska nëse unë e quaj pjesëtare të popullit 50 për qind të Republikës së Maqedonisë?- deklaroi Rufi Osmani, profesor në UEJL.

Zëvendëskryeministri Osmani nga ana tjetër është përgjigjur se çështja e 20 për qindëshit do të rregullohet në të ardhmen, por aktualisht interesi më i madh etnik i shqiptarëve është anëtarësimi në NATO.

Nuk ka interes më të madh puro etnik shqiptar se sa integrimi në NATO, dhe në listën e prioriteteve është NATO, pastaj ka zbrazëtirë pastaj vinë çështjet tjera. Sa i takon çështjes së 20 për qindëshit, ai është prodhim i marrëveshjes së Ohrit, është kompromisi për ndërprerjen e luftës së asaj kohe. Unë pajtohem me ata që thonë se 20 për qindëshi duhet të ndryshojë, po duhet dhe 20 për qindëshi duhet të quhet populli shqiptar në Maqedoni dhe kjo do ndodh në të ardhmen , por a duhet tani ta rrezikojmë anëtarësimin në NATO- deklaroi Bujar Osmani.

Vullneti politik i Qeverisë, në drejtim të të drejtave të etniteteve në lëmine e gjuhës, duket edhe nga Ligji për gjuhët. Aty nuk vendosëm formulimin sipas kushtetutës me përqindje, nuk ikëm qëndron aty gjuha shqipe. Flas për një vullnet vërtetë të mirë dhe jo vetëm mbulesa- tha Radmilla Sheqerinska.

Debati u fokusua edhe në mos-përfshirjen në ndryshime kushtetuese të interesimit të shtetit për diasporën jashtë Maqedonisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews