Ballina Aktualitet Shqipëri Abilekaj: Ministrat janë noterë, Rama vendos vetë për gjithçka

Abilekaj: Ministrat janë noterë, Rama vendos vetë për gjithçka

Gazetari i njohur, Enton Abilekaj, tha për ABC News se, “Rama është një kryeministër që vendos vetë për gjithçka, ministrat janë vetëm noterë që firmosin. E gjithë qeverisja vendoset tjetër kund. Prekja e Ramës është e pashmangshme. Ai mundohet që të gjithë kostot t’ua shkarkojë atyre.”

I pyetur nga gazetarja Xhokaxhi për “kokat e prera” në qeverinë e Ramës, Abilekaj u shpreh se kryeministri po mundohet që t’i zëvendësojë me një imazh të ri.

“Lindita Nikolla ka qenë sekretarja e Ramës për arsimin. Imazhin e keq Rama do të mundohet ta zëvendësojë me një imazh të ri. Rama mundohet të shkarkojë tensionin dhe inatin tek të vetët, por ata janë të pafajshëm. Ai e pa mbledhjen si një refleksion të protestës për gabimet që ka bërë partia.”

Gjithashtu analisti i njohur tregoi dhe mendimin e tij nëse ishte apo jo serioz Rama për paralajmërimin:

“Rama e bën shpesh këtë kur është i pa kënaqur me rezultatin. Ai komunikon shumë me publikun dhe pakënaqësinë e merr drejtpërdrejtë. Poblemi qëndron se Rama është vonë që ta ndryshojë qeverinë e vertetë. Ai erdhi me premtimin që do tu jepte fuqinë njerëzve, por bëri të kundërtën duke u dhënë fuqinë oligarkëve.”

Ai u shpreh edhe rreth protestës së opozitës. Shumë njerëz menduan se është një revolucion, por për Abilekajn nuk është. Sipas tij përpjekja e opozitës për të drejtuar protestën e dëmtoi atë.

“Studentët nisën një protestë që nuk kishte lidhje me revolucionin. Nisi si top dëbore, por që rrugës u bë ortek. Kur u tentua të orientohej politikisht u ça. Partitë e opozitës nuk janë të ndaluara t’i bashkohen protestës, por tendenca për ta drejtuar e dëmtoi protestën”, u shpreh ai.

Më tej, i pyetur nëse pas protestës së studentëve fshihet diçka tjetër, analisti tha në ABC News se nuk e besonte diçka të tillë.

“Nuk besoj se studentët janë ngritur që të mbulojnë diçka tjetër. Ata kishin dhe skandalin për firmën që doli për Unazën. Nëse atë arritën ta menaxhonin, me këtë të studentëve nuk arritën ta menaxhonin. Të gjitha diskutimet e Ramës me studentët kanë dështuar”, u shpreh ai.

Abilekaj u ndal u ndal edhe te rikthimi i opozitës në Kuvend.

“Mendoj që opozita do e bënte atë. Ata gjithnjë zgjedhin rrugën m,ë komode për të gjetur zgjidhjen e problemeve të tyre. Ndonjëherë bëjnë një protestë, ndonjëherë shuajnë një protestë si në rastin e Kukësit. Është si një pakt i heshtur mes politikanëve. Ne e dimë që në 28 vjet nuk kanë bërë ndonjë marrëveshje, por kanë një pakt të mos ndëshkimit”, tha ai./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews