Ballina Aktualitet Lajme VIKTOR ORBAN: GRUEVSKI KËRKON AZIL PËR ARSYE SIGURIE

VIKTOR ORBAN: GRUEVSKI KËRKON AZIL PËR ARSYE SIGURIE

Kryeministri hungarez Viktor Orban zyrtarisht konfirmoi se Nikolla Gruevski ishte në Budapest dhe se është duke e bërë gati aplikimin e tij për azil në përputhje me të drejtën vendore dhe ndërkombëtare. Në një deklaratë zyrtare nga kabineti qeveritar theksohet se Hungaria lejon ish-kryeministrin maqedonas për të kërkuar azil për arsye sigurie.

Kabineti i kryeministrit Orban vlerëson se Maqedonia është partner strategjik dhe aleat i rëndësishëm i Hungarisë.

“Bashkëpunimi i mirë midis dy vendeve është një gur themeli i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit të Ballkanit dhe të sigurisë në Evropë. Qeveria aktuale e Maqedonisë është një partner i Hungarisë në marrëdhëniet ndërshtetërore. Ne nuk duam për të ndërhyrë në punët e brendshme të një vendi sovran, dhe ne besojmë se vlerësimi i kërkesës për azil të ish-kryeministri të Maqedonisë është çështje thjesht ligjore”, theksohet në deklaratën zyrtare nga zyra e Orbanit. /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews