Ballina Sport VIDEO: Napoli fiton me vuajtje ndaj Genoas

VIDEO: Napoli fiton me vuajtje ndaj Genoas

Është mbyllur me fitoren 1-2 të Napoli-t sfida ndaj Genoa-s. Skuadra vendase kaloi në avantazh në pjesën e parë, por në të dytën ishin napolitanët që barazuan dhe në fund kthyen rezultatin në favorin e tyre duke ruajtur kështu të njëjtin hap në Serie A.

Tri pikë me mjaft vlera për skuadrën e Carlo Ancelotti-t, ndërkohë që mbrojtësi Elseid Hysaj nuk ka qenë në ditën e tij më të mirë. U zëvendësua në fundin e takimit pas disa problemeve që shfaqi në krahun e djathtë.

Në pjesën e parë loja foli më tepër për vendasit, të cilët edhe gjetën golin e avantazhit në minutën e 20 me Kouame. Kouame pas një krosi nga e djathta e dërgoi topin në rrjetë, teksa Hysaj që po bënte mbulimin e tij nuk ishte i pozicionuar saktë.

Në fraksionin e dytë janë të besuarit e Ancelotti-t që ngulmojnë për një rezultat më të mirë. Kërkojnë me forca të shumta në sulm, duke dalë dhe jo pak herë zbuluar nga kundërsulmet, megjithatë, shpërblehen në minutën e Ruiz në minutën e 62 që çon në rrjetë një top të marrë nga Mertens.

Reshjet e shiut e rënduan më tepër fushën, ku në krahun e majtë të sulmit të Napoli-t ishte e vështirë që sfera të ecte përpara.

Megjithatë, pikërisht nga ai krah erdhi dhe goli i dytë e i fitores. Një prekje e topit me dorë detyroi gjyqtarin që të akordonte një faull.

Topi dërgohet në zonë dhe mbrojtësi i Genoa-s, Biraschi, e dërgon në rrjetë duke shënuar autogol. 1-2 dhe Napoli feston tri pikë të rëndësishme për të kërkuar kreun e tabelës.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=57JEerWzi_I

@tn.lajmelokale
@tetovanews