Ballina Aktualitet Lajme (VIDEO) AVOKATËT NË “STUDIO E HAPUR”: SË SHPEJTI ARRESTIME EDHE NË TABORIN...

(VIDEO) AVOKATËT NË “STUDIO E HAPUR”: SË SHPEJTI ARRESTIME EDHE NË TABORIN POLITIK SHQIPTAR

Pas arrestimit të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, juristët thonë se do të pasojnë edhe arrestime të reja. Sipas tyre, gjatë periudhës në vijim përveç funksionarëve të VMRO-së të cilët janë në proces gjyqësor, do të arrestohen edhe ish funksionarë ose funksionarë aktual shqiptar. Sipas avokatit Seadin Ejupi, i cili ishte i ftuar në emisionin e mbrëmshëm Studio e Hapur, në TV SHENJA, arrestimet do të bëhen për të siguruar prezencën e personave të akuzuar dhe për të kthyer besimin e të gjithë qytetarëve tek gjykatat, Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria Speciale Publike.

Seadin Ejupi, Avokat

“Nëse duam të mbi sundoj drejtësia, e drejta, është patjetër që prokuroria, qoftë Prokuroria Speciale apo Prokuroria e Përgjithshme, nëse ka fakte duhet t’i filloj procedurat, pa marrë parasysh se ato a janë shqiptar, a janë politikan shqiptar, në rast se ato kanë bërë krim duhet të përgjigjen të gjithë barabartë. Mendoj se së shpejti do të ketë procedura edhe për politikan edhe për ish politikan shqiptar dhe është koha, se nuk mundet dy partner politik të funksionojnë disa vite bashkë njëra pjesë të dënohet, pjesa tjetër të mbetet e paprekshme”.

Avokati Naser Raufi shprehet i bindur se do të ketë arrestime edhe në taborin politik shqiptar. Ai thotë se ka informacione që PSP, përveç rasteve aktuale po heton edhe raste të tjera ku janë të dyshimta edhe ish funksionarë të tjerë shqiptar.

Naser Raufi, Avkokat

“Por, duke marrë parasysh se këto lëndë, posaçërisht për zgjedhje të inkriminuara, këto delikte që janë, këto e kanë një afat kohor shumë të gjatë për t’u vjetëruar, akuza për këtë lëndë. Unë mendoj se mund të jetë komod edhe prokuroria, pasi mendoj se pas një konsolidimi të vet pushtetit do të fillojnë edhe këto raste. Sa jam unë i informuar, Prokuroria Speciale ka filluar me hetimet që i ban edhe për këto raste. Ka raste kur krejt i kemi njoftuar dhe krejt zhvillohen si hetime te Prokuroria Speciale”.

Dy avokatët vlerësojnë se arratisja e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski ka detyruar PSP-në dhe gjykatësit që të jenë me të kujdesshëm dhe të mos lejojnë arratisje të reja, ndërsa arrestimet e fundit japin shpresa për një luftë të vërtetë kundër krimit dhe korrupsionit si dhe për reforma në gjyqësor. Për të pasur një drejtësi të pavarur, dy avokatët Ejupi dhe Raufi shtuan se duhet të reformohet edhe Këshilli i Gjykatësve dhe Këshilli i Prokurorëve.

Teuta Buçi /SHENJA/

https://youtu.be/AwnoC7cAcWA

@tn.lajmelokale
@tetovanews