Ballina Teknologji Varësi nga Facebook, ja aplikacioni që tregon se sa gjatë qëndroni

Varësi nga Facebook, ja aplikacioni që tregon se sa gjatë qëndroni

Varësia nga Facebook shpesh mund të kthehet dhe në problem për të gjithë ato që nuk dinë të menaxhojnë kohën e tyre. Së fundmi rrjeti social përmes një aplikacioni tregon se si të varurit të shikojnë sa gjatë kanë ndenjur në Facebook dhe të menaxhojnë kohën e tyre.

Kjo vjen pasi Instagram filloi mjetet e veta të menaxhimit të kohës në javën e kaluar. Për ta provuar atë, përdoruesit klikojnë në butonin ‘hamburger’ në këndin e djathtë të sipërm të aplikacionit, pastaj tek seksioni “Settings and Privacy”.

Më pas, përdoruesit klikojnë në butonin “Your Time on Facebook”. Kjo i lejon përdoruesit të shohin sa kohë shpenzojnë në aplikacion çdo ditë gjatë javës.

Përdoruesit mund të prekin një ditë të caktuar për të parë minutat ose orët mesatare që përdorën aplikacionin Facebook.

@tn.lajmelokale
@tetovanews