Ballina Showbiz U shpall në kërkim nga Prokuroria, flet për herë të parë Elvana...

U shpall në kërkim nga Prokuroria, flet për herë të parë Elvana Gjata: Ndodhem jashtë vendit, ja arsyet e mia dhe koha kur do dëshmoj

Elvana Gjata ka thyer heshtjen pas ngjarjes në zonën e njohur si ish-blloku, ku pas një përplasje me armë zjarri një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.

Këngëtarja i ka dërguar një letër me postë prokurorisë ku i njofton se nuk ndodhet në Shqipëri.

“Jam njohur nga media se kërkohet dëshmia ime. Ndodhem jashte vendit për arsye shendetesore, jam njohur nga media se kërkoni deshminë time. Sapo te jem në Shqiperi do të paraqitem për të dhënë deklarimet e mia”, shkruhet në letrën e këngëtares.

Gjata s’ka qenë e pranishme në momentet e konfliktit në ish-bllok ku nga përplasja fizike dhe përdorimi i armëve të zjarrit mbeti një viktime e dy të plagosur ndërkohë protagonist ishte edhe i fejuari i saj Ervin Mata.(TemA)

LAJMET MË TË REJA
Loading...