Ballina Top Lajm Tetovari ha “qytek” sepse parakaloi “Opel Corsa-n”… me “kombi”!

Tetovari ha “qytek” sepse parakaloi “Opel Corsa-n”… me “kombi”!

47-vjeçari I.K nga fshati Rakovec, në ora 17 e 30 (16 nëntor) ka denoncuar në polici një sulm fizik të kryer ndaj tij në rrugën regjonale Pirok -Tetova nga ana e personave të panjohur, që drejtonin automjetin e tipit “Opel Cosra” me targa të Tetovës.

Taksisti I.K., rreth orës 16 e 30, me furgonin e tij ka qenë duke lëvizur në rrugën regjonale Pirok-Tetovë, ndërsa në fshatin Bogovinë ka parakaluar automjetin e tipit “Opel Corsa”, por pastaj personi që drejtonte këtë makinë ia ka bllokuar rrugën, ka dalë nga makina dhe e ka sulmuar fizikisht duke e sharë me fjalë të rënda.

I.K. i është dhënë ndihma e parë mjekësore në Spitalin Klinik në Tetovë. Nga ana e organeve kompetente po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews