Ballina Aktualitet Lajme ‘Target- Fortesa’, detaje për përgjimet joligjore (VIDEO)

‘Target- Fortesa’, detaje për përgjimet joligjore (VIDEO)

Sjellja e punonjësve në policinë sekrete e ka zbuluar sekretin se brenda DSK-së po përgjohet në mënyrë të paligjshme. Gorgji Llazarevski, njeriu, me ndihmën e të cilit u zbulua afera e përgjimit, si dëshmitar kryesor në PSP, kujtoi se si në vitin 2006 ai filloi të dyshonte se sistemet në DSK po keqpërdoren. Ai ka filluar një herë të hetojë nëse thashethemet janë të vërteta. Si ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, i ka pasur fjalëkalimet. Ka lidhur një kabllo nga sistemet në kompjuterin e tij. Ai gjeti se në mënyrë të pakontrolluar dhe me vetëm një akt të shkruar të brendshëm përgjohen bisedat e figurave publike, politikanëve të opozitës dhe e ka pasur të e vështirë ta besojë ministra aktualë në qeverinë e VMRO-DPMNE-së. Në sistem përmes lidhjeve të posaçme, qasje direkte në materialet e regjistruara kanë pasur Sasho Mijallkov me pseudonimin “Drejtori” dhe Goran Grujevski me inicialet GG.

Për çudi, mbajta mend se dëgjohet numri i një ministri. Ai ishte Mile Janakievski. Ishte targetuar si “tu-in” me ato informata që për mua ishin befasi, fillova të habitem, cilin ta lajmëroj! Kur u këshillova, askush nuk ishte i befasuar se aq shumë numra janë futur në sistem. Dy vjet nuk kam ndërmarrë asgjë pasi e dija se nuk do mund të dëshmoj asgjë nëse dal në opinion- deklaroi Gjorgji Lazarevski, ish i punësuar në DSK.

Lazarevski kujton se kah fundi i vitit 2008, policia sekrete është pajisur me sistem të ri për përgjim. Përmes anekdotës një koleg i DSK-së i ka treguar se është befasuar nga një bisedë që është regjistruar mes ministrave të atëhershëm Zoran Stavrevski dhe Gordana Jankullovska.

Kanë biseduar për një objekt të caktuar në Manastir dhe Stavreski ka qenë i nevrikosur nga kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski dhe ka thënë se ky person është për në Demir Hisar, duke aluduar në çmenduri- tha Gjorgji Llazarevski- ish punonjës në DSK.

Pasi ka dëgjuar se çfarë kanë biseduar ministrat në Qeveri dhe ka qenë i befasuar se policia sekrete mund të përgjojë madje edhe ministër aktual, Lazarevski i është afruar kolegut, Zvonko Kostovski, duke e pyetur nëse po përgjohet ilegalisht.

Reagimi i Zvonkos ishte se nuk ka askush që nuk ishte përgjuar. Kam vazhduar të jetoj me këtë informatë, por i kam kërkuar Zvonkos që të fillojë mbledhjen e provave të cilat kurdo që të jetë e nevojshme do të përdoren procedurë gjyqësore- shtoi ai.

Lazarevski ka filluar të bashkëpunojë me ish-shefin e policisë sekrete Zoran Verushevski në fund të vitit 2010 .Përndryshe, ai dhe Zvonko Kostovski u akuzuan për rastin “Puç”, por pasi që Specialja e mori përsipër rastin, e tërhoqi aktakuzën. Për rastin “Fortesa – Target”, 12 persona janë akuzuar për përgjimin e paligjshëm prej një dekade . Mes tyre janë edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, si dhe të arratisurit nga Drejtoria e Pestë, Goran Gruevski dhe Nikolla Boshkovski të cilët janë në Greqi. Përveç përgjimit të paligjshëm, rasti gjithashtu i referohet edhe shkatërrimit të pajisjeve për ndjekjen e komunikimeve menjëherë pasi opozita e atëhershme, gjegjësisht LSDM-ja filloi t’i publikon “bombat”, respektivisht bisedat e përgjuara.

Bojan Stojanovski

@tn.lajmelokale
@tetovanews