Ballina Argëtim Kuriozitete Studimi: 90% e kafshëve dhe njerëzit u shfaqën 100 mijë – 200...

Studimi: 90% e kafshëve dhe njerëzit u shfaqën 100 mijë – 200 mijë vjet më parë

Një studim i përbashkët i Univesitetit Rockefeller në New York dhe universitetit të Bazelit në Zvicër hedh dritë mbi e variacionit të ulët genetik mes njerëzve dhe kafshëve që jetojnë sot në Tokë. Kërkuesit kanë shfrytëzuar e mitokondrisë nga 5 milionë kafshë nga rreth 100 mijë specie, ndërkohë që diferenca genetike mes individëve të ndryshëm brenda species njerëzore nuk e kalon 0.1%, që do të thotë 1 në 1000 nyje të sekuencës së ADN-së.

Një përfundim i parë që del nga ky studim është se diferenca në mitokondrinë e ADN-së nuk rritet me rritjen e numrit të popullsisë së species. P.sh sot në Tokë jetojnë 7.6 miliardë njerëz, e megjithatë dallimi nga një individ te tjetri është fare minimal në termat e genetikës. E njëjta dallesë vlen edhe për 90% të specieve të tjera në Tokë. Për këtë arsye shkencëtarët sugjerojnë se arsye për këtë homogjenitet “anormal” është koha e vogël e shfaqjes së specieve që sot popullojnë planetin. Njeriu p.sh mendohet se u diferencua rreth 200 mijë vjet më parë që në kuptim të evolucionit është asgjë.

“Duke përcaktuar variacionin genetik mes specieve të mbretërisë së kafshëve…ne kemi dokumentuar se nuk ekziston veçantia njerëzore”, është shprehur një prej autorëve të kërkimit.

Shkencëtarët gjejnë një lidhje mes variacionit të ulët genetik te njerëzit dhe variacionit të ulët mes kafshëve, çka nënkupton se specie ekzistuese janë të reja. Kjo merr më shumë kuptim kur vlerësohet se diversiteti nuk dallon as ku popullsia e një speiceje arrin në 7.6 miliardë si te njeriu, 500 milionë si tek harabelat. Kjo nuk e mohon evolucionin, por thjesht I jep një kronologji specieve.

Një kronologji dhe një “datë” që duhet lidhur me një ngjarje të pazakontë. 99% e specieve që kanë jetuar në Tokë janë zhdukur dhe specie e sotme duket se janë shfaqur dhe shumuar nga disa pak paraardhës.

“Ndërmjetësit zhduken. Darvini u përpoq që të kuptonte mungesën e ndërmjetësve dhe pyetjet e tij mbeten të dobishme. Kërkimi është një mënyrë e re për të treguar se specie janë “ishuj në hapësirën sekuenciale”. Çdo specie ka sekuencën e përbashkët të afërt, njësoj si telefoni ynë që ka kode unike numerike për të na treguar qytetet dhe vendet”, shprehet një tjetër kërkues.

Ngjashmëria e madhe në variacionin genetic tregon se të gjitha kafshët kanë përjetuar pulse rritjeje dhe fazat e prag zhdukjes thuajse në të njëjtën kohë. Por cila është kjo ngjarje e zhdukjes masive që ka përcaktuar formën e jetës siç e shohim sot? Kjo është enigmatike, pasi zhdukjet në masë janë përgjithësisht të identifikuara me fenomene katastrofike si goditja nga asteroidët, tërmetet apo vullkanet masivë etj..Një shpjegim mund të jetë goditja bakteriale, viruset që shërbejnë në finale si rregullator në procesin evolutiv dhe që i japin drejtim deri diku ndryshimit të pandërprerë që në fund kërkon asgjësimin e një specieje.(Respublica)

@tn.lajmelokale
@tetovanews