Ballina Aktualitet Shqipëri Stipe Mesiq kundër ndarjes së kufijve: Ishte ide e Millosheviqit

Stipe Mesiq kundër ndarjes së kufijve: Ishte ide e Millosheviqit

Një nga përkrahësit më të mëdhenj të shqiptarëve, në kohë lufte dhe paqeje, është vlerësuar sot me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç, ka qenë sot i ftuar në një ditë të shënuar nga Presidenti i republikës Ilir Meta, i cili e ka pritur mikun e tij në Presidencë me nderimet më të larta.

Në fjalën e tij, Mesiç, gjerësisht i njohur si mbështetës i shqiptarëve dhe të drejtave të tyre kudo në rajon është shprehur hapur kundër idesë së dy presidentëve, Thaçi-Vuçiç për ndryshimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë.

“Millosheviçi donte të ndryshonte kufijtë, – tha Mesiç, – prandaj bëri luftë, qindra mijëra njerëz u vranë dhe kufijtë nuk u ndryshuan. Evropa na duhet për të hequr njëherë e përgjithnjë luftën nga Ballkani Disa thonë sot që Millosheviçi qëllimet i ka pasur të mira, po ka humbur luftërat; ata e kanë gabim edhe sot, – u shpreh ish-presidenti kroat. – Me Evropën, kufijtë duhet t’i hapim, jo t’i ndryshojmë. Angazhohem për përshpejtimin e integrimit në BE të të gjithë Ballkanit. Bashkëpunimi me Shqipërinë dhe Presidentin Meta është i shkëlqyer,” – theksoi Mesiç.

@tn.lajmelokale
@tetovanews