Ballina Aktualitet Lajme Spasovski me rrogë më të madhe se Zaevi

Spasovski me rrogë më të madhe se Zaevi

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në tetor ka pranuar pagë më të madhe se kryeministri Zoran Zaev. Të dhënat e marra nga Qeveria, të cilat “Vërtetmatësi” i kërkoi për verifikim të një prej premtimeve zgjedhore të LSDM-së lidhur me llogaridhënie e qeverisë, tregon se neto-paga e Ministrit Spasovski arrin 92.299,00 denarë, dhe është më e lartë se neto-paga e kryeministrit Zaev e cila është 88.161 denarër, për 4.138 denarë ose rreth 70 euro.

“Vërtetmatësi” këto ditë (09.11.2018), realizojë vlerësimin e premtimit të LSDM-së dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare (dhjetor 2016), me të cilin zotohet se në gjashtë muajt e parë të mandatit do të paraqes masa me të cilat çdo qytetarë prej kompjuterit të tij do të mund të kontrollojë se sa është paga e çdo ministri, a merr sa janë kompensimet për shpenzime rrugore, dhe shpenzime të tjera…”. Ky premtim zgjedhor i LSDM, pjesë e progrmait të tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“, në suaza të “Plani 180 – reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në gjashtë muajt e parë” (faqe 231), morri notën “pjesërisht i realizuar”, percjell Fakte.

Të sqarojmë se pas publikimit të tekstit të përmendur (vlerësimi i premtimit), sot (13.11.2018) nga Qeveria morëm të dhëna të reja për neto-pagat e ministrave, me sqarimin se në konsultim e shërbimet ka ndryshime në të dhënat e para të cilat janë dërguar me anë të postës elektronike. Sipas të dhënave të reja, paga më e ulët neto e pagua në tetor është 66.117,00 denarë, rreth 1.075 euro (Asaf Ademi, Ministër i Kulturës), ndërsa paga më e lartë është 92.299,000 denarë, rreth 1.500 euro (Oliver Spasovski, zëvendëskryeministër i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme). Këto shuma janë më të larta në raport me listën e para të publikuar në tekst me 09.11.2018, e cila, nuk kishte të dhëna për pagën e ministrit Oliver Spasovski. Dallimi i lartësisë së neto-pagave të ministrave në të dy listat lëviz prej 300 deri 12.000 denarë.

Në interes të informacioneve konkrete i publikojmë edhe të dhënat e reja për neto-pagat e ministrave, përsëri, të përmendim se vlerësimi i premtimit zgjedhor i socialdemokratëve mbetet i njëjtë – “pjesërisht i realizuar”. Sepse, siç thamë më parë në tekstin paraprak, ideja e premtimit nuk është që qytetarët (mediumet, organizatat joqeveritare) të dërgojnë kërkesa speciale për marrjen e informacioneve të këtilla të karakterit publik, ose të llogarisin se sa janë pagat e ministrave, por një të dhënë të këtillë ka marrin në një mënyrë më të thjeshtë, përmes veglës kompjuterike e cila duhet të publikohet në vend të dukshëm dhe të bie në sy menjëherë. Kontrollin, të paktën deri më tani, nuk kanë mundur ta bëjnë vetëm me një klikim nga kompjuteri. Por, duke pasur parasysh se është realizuar një pjesë e premtimit, është vendosur Vegla për llogaridhënie për shpenzimet rrugore dhe shpenzimet tjera të ministrave, të njëjtën e vlerësuam si gjysmë të realizuar./Vërtetmatësi

@tn.lajmelokale
@tetovanews