Ballina Aktualitet Lajme Sistemohen mbi 90 persona të pastrehë (VIDEO)

Sistemohen mbi 90 persona të pastrehë (VIDEO)

Këto 15 kontejnerë do të jenë shtëpia e improvizuar e 96 të pastrehëve gjatë sezonit të dimrit. Të njëjtët më herët qëndronin nën Kalanë e Shkupit, ndërsa tani janë transferuar në Vizbeg. Ministrja për Punë dhe Politik Sociale, Mila Carovska thotë se strehimi i përkohshëm është hapi fillestar dhe kryesorë i rasteve të tilla dhe se reformat në këtë drejtim parashohin edhe integrimin e kësaj shtrese të popullsisë në shoqëri.

Nëse strehimin nuk bëjmë në mënyrë sistematike shumë të rëndë do e kemi që të arrijmë deri te zhdukja e varfërisë në shtet sepse atëherë i shtyjmë njerëzit që të jetojnë në rrugë dhe të kërkojnë alternativa edhe për jetesë edhe për punë, por nëse e sigurojmë një strehim apo shtëpi për to, atëherë edhe fëmijët e tyre do të mësonin në shkollë dhe shumë më lehtë do të ishte që pastaj të njëjtit t’i përfshijmë në tregun e punësimit.- theksoi Mila Carovska – Ministre për Punë dhe Politik Sociale.

https://youtu.be/9OeVeTrxYbE

Të pastrehët thonë se dimri përbën kërcënim për ta dhe se janë të lumtur që më në fund kanë një kulm mbi kokë. Zaim Imishovski tregon se si bashkë me gruan dhe 9 fëmijët e tij, për më shumë se 10 vite, si të pastrehë, janë endur rrugëve të Shkupit.

Tani këtu e kemi më mirë, kushtet janë më të mira dhe jeta më e mirë. Më herët në Lisiçe kemi qëndruar, nën kala kemi jetuar 10 vjet, dhe nuk kemi pasur kushte të mira. Këtu e kemi më mirë dhe më lehtë. Këtu jetojë më familjen dhe fëmijët e mi. Unë kam 9 fëmijë. – u shpreh Zaim Imishovski – I pastrehë

Financimi i strehimoreve të përkohshme është bërë nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim dhe fondacioni “Shoqëri e Hapur”. Ende nuk ka një shifër zyrtare në lidhje me numrin e të pastrehëve në Maqedoni, por mendohet që mbi 500 persona brengë kryesore e kanë strehimin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews