Ballina Bota Samiti i G20. Udhëheqësit botërorë mblidhen në Argjentinë

Samiti i G20. Udhëheqësit botërorë mblidhen në Argjentinë

Liderët botërorë po mblidhen në Argjentinë për takimin e përvitshëm të G20 në mesin e tensioneve të reja me Rusinë, në lidhje me Ukrainën dhe mosmarrëveshjen tregtare mes Shba dhe Kinës.

Presidenti amerikan, Donald trump anuloi takimin me homologun e tij rus, Vladimir Putin në shenjë proteste ndaj kapjes nga rusia të anijeve të marinës ukrainase dhe arretsimit të 24 marinarëve.

“Unë pres një takim domethënës sapo situata të zgjidhet. Rusia duhet të kthejë anijet dhe ekuipazhin e arrestuar”, tha Trump.

Një operacion masiv sigurie ndërkohë ka nisur për samitin në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires. E premtja është shpallur ditë pushimi dhe distrikti kryesor financiar i qytetit është mbyllur.

Ndërkohë, shpresat për progres mbi tarifat në bisedimet e pritshme të Donald Trump me liderin kinez Xi Jinping, janë shuar. Dy gjigandët ekonomikë janë angazhuar në një luftë tregtare, që sipas gjasave do të përshkallëzohet më tej.

Edhe ndryshimet e klimës pritet të jenë një tjetër pikë delikate në bisedime. Samiti është po ashtu edhe një test diplomatik për princin saudit të kurorës, Mohamed Bin Salman, në mesin e çështjes ende të hapur të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në stamboll.

Kancelarja gjermane Angela Merkel duket se do të humbasë hapjen e samitit, pasi avioni i saj u detyrua të kthehej prapa pak pas nisjes në fluturim nga Berlini. Ende nuk janë bërë të ditura detajet, por thuhet se bëhet fjalë për një problem teknik të avionit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews