Ballina Aktualitet Rajoni Sali Berisha: Deklaratat e Edi Ramës janë antishqiptare dhe proserbe

Sali Berisha: Deklaratat e Edi Ramës janë antishqiptare dhe proserbe

Për ish-presidentin e ish-kryeministrin, Sali Berisha, deklaratat e, siç e quan ai kryeministrin Edvin Kristaq Rames në Pejë janë mirëfilltas antishqiptare.

Postimin e tij në rrejtin social Facebook, me këtë titull, ai e nis duke thënë se “përdorimi i përsëritur Kosovës nga Edvin Kristaq Rama për të sulmuar dhe kërcënuar BE-në është akt banditesek dhe fund e krye antishqiptar”.

“Tashme është bërë zakon që çdo vizitë në Kosovë, Edvin Kristaq Rama do të përdorë për të mbuluar dështimin e tij të plotë në rrugën e integrimit, hapjes së negociatave të Shqipërisë në BE por edhe për të ndihmuar me to direkt apo indirekt mikun e tij Vuçiq”, ka thënë Berisha.

Sipas Berishës, “me mesazhet kërcënuese që lëshon nga Kosova, Rama si një bandit, si një Don Kishot i vërtet mendon se ai tut Bashkimin Europian dhe i imponon atij të mbyllë sytë para organizatës shtetërore kriminale më të rrezikshme të Europës, ‘Rilindja’ që kryesohet nga kreu i Meduzës Edvin Kristaq Rama”.

“Ai mendon se me këto kërcënime prej banditi të lidhur me njëmijë fije me krimin do mund të detyrojë BE-në të hapë negociatat pavaresisht se ai dhe organizata kriminale e Rilindjes që kryeson lindën në zemër të Europës një Kolumbi dhe shkuar Kolumbisë, ndërtuan narkoshtetin e vetëm në botë, vendin më të korruptuar të planetit dhe vendin e vetëm në botë me një drejtësi dyshkallësh, de fakto pra pa sistem drejtësie”, ka thënë Berisha, përcjell Koha.net. “Prandaj dënoj me ashpërsinë më të madhe deklaratat antikombëtare në thelb proserbe kundër BE të Edvin Bregoviçit dhe përdorimin e Kosovës nga ana e tij për deklarata, me të cilat kërkon të mbulojë dështimet, skandalet, narkoshtetin e mazhorancës së tij të krimit dhe drogës, vjedhjes dhe korrupsionit”, ka thënë në fund Berisha.

@tn.lajmelokale
@tetovanews