Ballina Aktualitet Kosovë Rritja e taksës nga Kosova, jehonë në mediat ndërkombëtare

Rritja e taksës nga Kosova, jehonë në mediat ndërkombëtare

Qeveria e Kosovës këtë të mërkurë ka marrë vendimin për rritjen e taksës në 100 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ky është një vendim që duket se ka bërë bujë dhe që ka ngjallur reagime të shumta në mediat ndërkombëtare.

‘Associated Press’ ka shkruar një artikull në lidhje me këtë vendim dhe e ka quajtur këtë si një hap hakmarrës.

“Vendimi i së mërkurës duket të jetë një hap hakmarrës ndaj asaj që zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj tha se ishte “fushatë agresive e Serbisë kundër Kosovës në skenën ndërkombëtare”.

Mirëpo, lajmi ka bërë bujë të madhe edhe në media të tjera botërore, si ‘New York Times’ dhe ‘Washington Post’.

Edhe ‘New York Times’ duke iu referuar artikullit të AP e ka konsideruar këtë si një hap hakmarrës, madje ata kanë cituar edhe Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, duke thënë që tash e 20 vite pas luftës dhe 10 vite pas pavarësisë së Kosovës, Serbia nuk ka treguar vullnet për normalizim të marrëdhënieve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews