Ballina Sport Real Madridi mposht me “poker” Celta-n dhe i afrohet kreut (VIDEO)

Real Madridi mposht me “poker” Celta-n dhe i afrohet kreut (VIDEO)

Reali i Madridit ka lëshuar një tjetër sinjal për të treguar se ka filluar të funksionojë më së miri nën drejtimin e trajnerit argjentinas Santiago Solari, pasi ka arritur të marrë një tjetër fitore, në transfertën e vështirë ndaj Celta Vigos.

“Los Blancos” kaluan në avantazh në minutën e 23-të me anë të sulmuesit francez Karim Benzema, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një pasim të kroatit Luka Modriç dhe arriti të dërgojë topin në rrjetën e portës kundërshtare.

Në pjesën e dytë, ishte Cabral, ai që në mënyrë të pafat shënoi në portën e tij, duke dyfishuar avantazhin për Realin e Madridit, por sfida u rihap pas pak minutash, me Celtën që shënoi me anë të mbrojtësit Mallo.

Minutat e fundit ishin “të çmendura” pasi madrilenët arritën të shënojnë edhe dy herë të tjera, me Ramos dhe Ceballos, ndërsa Celta gjeti golin e saj të dytë me anë të Mendes, kur kronometri shënonte minutën e 94-t.

Me këtë sukses, Reali ngjitët në kuotën e 20 pikëve dhe ngushton në vetëm 4 pikë distancën me Barcelonën kryesuese, në një kampionat që në 12 javët e para ka treguar se është shumë i balancuar.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=24&v=UuitR8oMYvE

@tn.lajmelokale
@tetovanews