Ballina Aktualitet Lajme Qeveria hungareze: Shqyrtojmë kërkesën e Gruevskit për azil

Qeveria hungareze: Shqyrtojmë kërkesën e Gruevskit për azil

Kabineti i kryeministrit të Hungarisë, Vikor Orban ka konfirmuar për Alsat se Nikolla Gruevski ka dorëzuar kërkesë për azil tek autoritetet kompetente hungareze.

“Ish kryeministri i Maqedonisë ka deklaruar arsyet për kërkesën e statusit të refugjatit në Hungari. Duke pasur parasyshë se Gruevski ka qenë për 10 vite kryeministër dhe duke marrë në konsideratë rrethanat e sigurisë, autoritetet tona i kanë lejuar Gruevskit të dorëzojë zyrtarisht kërkesë për azil dhe e kanë dëgjuar arsyetimin e tij në zyrat e Byrosë për migrim dhe azil në Budapest. Autoritetet hungareze do ta shqyrtojnë kërkesën e Gruevskit dhe do ta vlerësojnë në përputhje me ligjet hungareze dhe ato ndërkombëtare.

Ne nuk dëshirojmë të ndërhymë në punët e brendshme të shteteve sovrane dhe konsiderojmë se vlerësimi i kërkesës për azil për ish kryeministrin do të shqyrtohet vetëm në aspektin juridik”, theksojnë nga kabineti i Orban duke shtuar se nuk mund të ndajnë më shumë informata me opinionin lidhur me procedurën për azil të ish kryeministrit Gruevski para se ajo të përfundojë./Alsat

@tn.lajmelokale
@tetovanews