Ballina Shëndeti Prindër! Nëse fëmija juaj fle me gojë hapur, duhet të shkoni tek…

Prindër! Nëse fëmija juaj fle me gojë hapur, duhet të shkoni tek…

Pjesa më e madhe e nënave dhe baballarëve janë fajtorë që nuk kontrollojnë vazhdimisht frymëmarrjen e fëmijëve të tyre teksa flejnë.

Mënyra se si foshnjat marrin frymë është shumë serioze dhe ka nevojë për përkushtim. Një nënë ka bërë një postim në Facebook ku paralajmëron të gjithë gratë që të kujdesen për fëmijët pasi frymëmarrja mund të ketë probleme serioze në frymëmarrje, përfshirë deformimet e fytyrës.

Melody Yazdani zbuloi se djali i saj Kian po vuante nga ADHD. Kjo ka ndodhur për faktin se vogëlushi merrte frymë përmes gojës.

“Nëse foshnja apo fëmija juaj fle me gojë hapur, mund të jetë një shenjë paralajmëruese për disa probleme shëndetësore. Foshnjat 3-4 muajsh mund të zhvillojnë refleksin që u lejon atyre të marrin frymë përmes gojës. Sigurisht, mund të ketë raste që ndodh kjo gjë, sidomos kur janë të ftohur. Por nëse ndodh gjithë kohës, duhet ta kontrolloni tek mjeku”, tha Melody.

@tn.lajmelokale
@tetovanews