Ballina Aktualitet Lajme PORTALI HUNGAREZ: GRUEVSKI ËSHTË POLITIKANI I PARË QË KA NDJEKUR POLITIKAT E...

PORTALI HUNGAREZ: GRUEVSKI ËSHTË POLITIKANI I PARË QË KA NDJEKUR POLITIKAT E ORBANIT

Gruevski ishte kryeministri i Maqedonisë mes viteve 2006 dhe 2016, ndërsa ai kishte pasur marrëdhënie të fshehta me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, por edhe me partnerin e koalicionit të tij, tani më të ndjerin Artur Finkleshtajn, shkruan media hungareze 444.hu.

Nikolla Gruevski sipas portalit është një nga politikanët e parë i cili e ndjek Orbanin në fushatën e tij dhe zyrtarisht e ka promovuar “Stop Soros” në Maqedoni.

Orban në takim të fshehtë në Ohër, sipas portalit 444.ru, ka kërkuan nga Gruevski hapur të kundërshtoj politikën evropiane për emigrantët dhe kësaj radhe të qëndroj krah për krah me të kundër strehimin e tyre, por për këtë ish kryetari i VMRO-DPMNE-së ka qenë i rezervuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews