Ballina Kronika Policia ndjek si në filma të rinjtë nga Vrapçishti (VIDEO)

Policia ndjek si në filma të rinjtë nga Vrapçishti (VIDEO)

Me 25.11.2018 në ora 03.40 në Stacionin Policor në Gostivar, J.R.(19) bashkërisht me J.J.(17) dytë nga fshati Vrapcisht, dhe prindi i tyre Sh.R.(43) kanë lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 00.15 në fshatin Toplicë, në afërsi të pompës së benzinës, derisa kanë qenë duke drejtuar veturën “Opel Kadet” me targa serbe në veturë me të kanë qenë personat J.J., Sh.M. dhe E.B., kanë parë patrullën policore, por për shkak të asaj se nuk ka pasur leje për vozitje, për të ikur nga kontrolli policor është rrotulluar me veturë në drejtim të fshatit Vrapcisht.

Pas veturës janë vënë zyrtarët policor të cilët me dritë kanë lëvizur prapa tyre, por i padituri nuk është ndalur dhe ka vazhduar të lëviz në drejtim të fshatit Toplicë, ku është ndaluar afër shkollës fillore.Atëherë nga vetura e policisë kanë dal tre zyrtar policor. Zyrtari policor J.J. i punësuar në repartin e policisë në Gallate gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare i ka kaluar kufijtë e autorizimit zyrtar dhe ka përdorur forcë fizike duke i goditur J.R., J.J., E.V. dhe Sh.M. të gjithë nga Komuna e Vrapcishtit.Është njoftuar prokurori publik si dhe Reparti për kontroll të brendshëm në MPB dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Marrë nga Tv Globi

@tn.lajmelokale
@tetovanews