Ballina Aktualitet Lajme Policia e Tetovës pajton “Ballistët” dhe “Vojvodët”

Policia e Tetovës pajton “Ballistët” dhe “Vojvodët”

Masa dhe aktivitete të përbashkëta për relaksimin e marrëdhënieve mes grupeve të tifozëve nga Tetova “Ballistëve” dhe “Vojovodëve” janë dakorduar sot në takime të ndara në Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë me përfaqësuesit e të dy grupeve të tifozëve.

Siç kumtoi MPB-ja, takimet vijuan pas incidenteve të fundit të cilat fundjavën e kaluar kanë ndodhur në Tetovë, ndërsa në të janë të involvuar anëtarë të dy grupeve të tifozëve, por edhe për format dhe mënyrat e tejkalimit të të gjitha problemeve dhe mospajtimeve.

“Udhëheqësia e SPB Tetovë dhe përfaqësuesit e grupeve të tifozëve “Ballistëve” dhe “Vojvodëve” dakorduan masa dhe aktivitete të përbashkëta për relaksimin e marrëdhënieve mes tifozëve të Tetovës, ndërsa është dakorduar, gjithashtu, në të ardhmen ata të përmbahen nga përhapja e gjuhës së urrejtjes, brohoritje të pahijshme dhe dërgim të porosive fyese dhe vulgare ndaj të tjerëve. Në takimet e sotme doli edhe nisma për takim të përbashkëta të dy grupeve të tifozëve dhe pajtimi i tyre, me qëllim që gjatë periudhës së ardhshme të mos përsëriten incidente të tilla apo të ngjashme, qëndron në kumtesën e MPB-së.

@tn.lajmelokale
@tetovanews