Ballina Aktualitet Ekonomi Panik në tregun e monedhave virtuale, Bitcoin humb 80% të vlerës

Panik në tregun e monedhave virtuale, Bitcoin humb 80% të vlerës

Bitcoin në rënie të lirë. Monedha virtuale ka humbur një të tretën e vlerës në vetëm 7 ditë.

Nga momenti më i mirë që ka shënuar në fund të vitit 2017, kur arriti vlerën e 20 mijë dollarëve, kriptomonedha vlen sot 80% më pak.

Rënia e saj është reflektuar në të gjithë tregun e kriptovalutave, që vlen në total 130 miliardë dollarë, ndërkohë që në janar të këtij viti kjo vlerë ishte 800 miliardë dollarë.

Vëzhguesit e tregut thonë se kjo rënie shpjegohet me panikun që ka përfshirë tregun.

Megjithatë, analistët parashikojnë një ringritje të kriptomonedhës.

“Gjërat shkojnë keq para se të përmirësohen”, thonë ata.

Rasti i “Amazon” është shembulli më i mirë: mes dhjetorit 1999 dhe tetorit 2001, kompania e Jeff Bezos ka humbur rreth 95% të vlerës së saj.

Por që prej atëherë, jo vetëm e ka rikuperuar vlerën, por është kthyer në një nga kompanitë më të fuqishme të botës. (TemA TV)

@tn.lajmelokale
@tetovanews