Ballina Aktualitet Lajme Opozita serbe: A ka dorë Vuçiqi në arratisjen e Gruevskit drejt Hungarisë?

Opozita serbe: A ka dorë Vuçiqi në arratisjen e Gruevskit drejt Hungarisë?

Cili është roli i autoriteteve të Beogradit në arratisjen e Gruevskit nga drejtësia në Maqedoni. A e ndihmoi Vuçiq duke menduar për veten? A është urdhëruar në mënyrë të paligjshme Shërbimi sekret serb BIA që në mënyrë të fshehtë ta pranojë Gruevskin dhe ta përcjell nëpër Serbi, sepse dëshiron të krijojë një praktikë që mund t`i duhet në të ardhmen për vetveten, pyesin nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (Pokret slobodnih građana) dhe Bloku qytetar 381, transmeton Tetova News.

Serbia nën regjimin e Vuçiqit është kthyer në një “zonë të sigurt ” dhe “Free Shop” për njerëzit e pasur që i ikin drejtësisë në vendet e tyre.

Të përkujtojmë se Muhamed Dahlan, këshilltar i Sheikut Bin Zajed, edhe pse me fletëarrest ndërkombëtar, mori nënshtetësinë dhe dekoratën e Serbisë, madje bleu edhe vilën presidenciale në Dedinje.Gjithashtu, regjimi i Vuçiqit i dha azil Sebastian Gicit, për të cilin Rumania kishte lëshuar fletëarrest ndërkombëtar për t`u gjykuar për dyshimin e pastrimit të parave, për marrje dhe dhënie të ryshfetit, për shantazh dhe keqpërdorim të informacionit të klasifikuar.

Pas ndërrimit të pushtetit, Lëvizja e Qytetarëve të Lirë nuk do të lejojët`i ikin përgjegjesisë njerëzit që me të gjitha mënyrat e mundshme po shkatërrojnë Serbinë, thuhet në komunikatën e partisë opozitare serbe./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews