Ballina Sport OPINIONI I TRAJNERIT QATIP OSMANI PAS HUMBJES NGA POBEDA

OPINIONI I TRAJNERIT QATIP OSMANI PAS HUMBJES NGA POBEDA

Qatip Osmani pranon se Shkëndija tentoi të kthehet nga negativa përballë Pobedës që avansoi në pjesën e parë në takimin e mbyllur me shifrat 0:1. Ky epilog i jep përparësi minimale skuadrës nga Prilepi pas ndeshjes së parë të çerekfinales së Kupës. Janik Makota në minutën e 19-të shënoi golin e vetëm të takimit, ndërsa rezultuan të pasuksesshme tentimet e Shkëndijës që dominoi pa efekt ndeshjen edhe kur mbeti me 10-të lojtarë pas përjashtimit me të kuq të Bejtullait.

“Momenti vendimtar që humbëm këtë ndeshje ishte goli i pranuar në pjesën e parë në momente kur Shkëndija kishte dominim të plotë dhe pritej ne të shënonim. Ishte një moment i dyshimtë kur arbitri vlerësoi lojë me dorë në sulmin tonë dhe në vazhdim të atij aksioni ne pranuam gol. U munduam të kthehemi, krijuam disa raste që fatkeqësisht nuk i shfrytëzuam. Në pjesën e dytë shumë herët na ndodhi kartoni i kuq dhe megjithë hendikepin ne vazhduam të dominojmë dhe krijuam disa raste që fatkeqësisht nuk i konkretizuam me gol. Humbëm por megjithatë kemi ndeshjen e kthimit në të cilën edhe pse hyjmë me negativë prej një goli, unë besoj se Shkëndija do të jetë e aftë të kalojë këtë pengesë”, thotë trajneri Qatip Osmani, i cili potencon se edhe nëse do të kishte fituar skuadra e tij për ndeshjen e kthimit do të përgatitej për të triumfuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews