Ballina Argëtim Showbiz Nuk ndalet suksesi i shqiptareve, Bebe Rexha merr një çmim të rëndësishëm

Nuk ndalet suksesi i shqiptareve, Bebe Rexha merr një çmim të rëndësishëm

Viti që po mbyllet mund të cilësohet pa më të voglin dyshim si i shkëlqyer për këngëtaret shqiptare, që tashmë karrierën e tyre e kanë shtrirë në të gjithë botën.

Nga Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi dhe Bebe Rexha, e cila së fundmi është nderuar me “çmimin e jetës” dhe karriera e saj tashmë është në një tjetër nivel.

Bebe është fituese e çmimit “Breakthrough Artist Award” në konferencën dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Music Biz 2019”. Edhe pse eventi do të mbahet më 7 maj në Los Angeles, ku do dhurohet edhe çmimi.

Ky vlerësim i jepet një artisti që ka pasur impaktin më të madh përgjatë një viti në industrinë e muzikës dhe karriera e të cilit ka arritur në një tjetër nivel.

@tn.lajmelokale
@tetovanews