Ballina Bota Njihuni me yllin socialist në SHBA, emigranten që u bë femra më...

Njihuni me yllin socialist në SHBA, emigranten që u bë femra më e re në historinë e Kongresit (VIDEO+FOTO)

Socialistja Alexandria Ocasio-Cortez, është bërë femra më e re në historinë e SHBA-së, që bëhet pjesë e Kongresit.

29-vjeçarja e Partisë Demokratike ka fituar në Nju Jork përballë kandidatit republikan Anthony Pappas.

https://www.instagram.com/p/BokKVRLBOBo/

29-vjeçarja zhvilloi një fushatë pa shumë shpenzime dhe pas fitores tha se do të punojë, bashkë me socialist të tjerë, për ta çuar më majtas Partinë Demokratike (në SHBA, demokratët janë të majtë, ndërsa republikanët të djathtë).

Alexandria Ocasio-Cortez konsiderohet si një yll në ngjitje në politikën amerikane dhe fitorja e thellë për në Kongres, e vërteton këtë gjë.

Ajo mbrojti rrënjët e saj nga klasa punëtore gjatë fushatës elektorale, si vajza e një pastruesi dhe një babai me origjinë portorikane,i cili vdiq në 40 vjeç.

Ajo gjithashtu largoi donatorët e koorporatave nga fushata e saj.

Ocasio-Cortez e krahasoi luftën kundër ndryshimeve klimatike me luftën kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, duke e quajtur atë një ‘kërcënim të madh ekzistencial’.

Ocasio-Cortez u bë një figurë popullore edhe mes të rinjve dhe të famshmëve, ndërkohë që rivali i saj republikan e ka përgëzuar për fitoren e saj, duke thënë se vizioni i saj është i fuqishëm.

https://www.instagram.com/p/BpoB1dRhksl/

29-vjeçarja u kandidua nga demokratët, pas programit të saj super të majtë, duke nisur që nga kujdesi shëndetësor falas për të gjithë popullsinë në SHBA, kolegj falas për të gjithë, pagë minimal 15 dollarë në ditë dhe favorizime për emigrantët.

Megjithatë, Kejdi Mehmetaj ia merr asaj rekordin, pasi është zgjedhur deputete që 19 vjeçe.

Madje, mund të thuhet se ka thyer rekord botëror.(TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews