Ballina Aktualitet Lajme Në UEJL promovohet Fondi Inovativ i Biznesit (Video)

Në UEJL promovohet Fondi Inovativ i Biznesit (Video)

Akademikë, përfaqësues qeveritar dhe të komunitetit të biznesit u mblodhën bashkë në Universitetin e Evropës Juglindore për të promovuar fondin inovativ për zhvillimin e bizneseve, sidomos në rajonin e Pollogut. Ministrja për Investime të huaja, Zorica Apostollska, informoi bizneset se mbështetja nga ana e Qeverisë nënkupton vende të reja të punës, ku shteti do të ndihmojë për neto paga mbi 18 000 denarë, investime për ndërtimin e objekteve, gjegjësisht fabrikave, përmisim të konkurencës si dhe masa të tjera.

Zorica Apostollska, ministre për Investime të Huaja

“Ideja e takimit të sotëm është që të jetë një bashkim mes përfaqësuesëve të Odës për atë se çfar nënkupton biznesi, nga Qeveria dhe nga Universiteti, i cili jep një lidhshmëri të mirë mes biznesit dhe procesit të arsimit, gjegjësisht të prezantohen nevojat e biznesit për sigurimin e një kuadri adekuat për zhvillimin e biznesit të ardhshëm”.

Rektori i UEJL-së Abdulmenaf Bexheti, u shpreh se këto masa janë shumë të mira, duke shtuar se duhet shfrytëzuar shanset që ofrohen.

Abdulmenaf Bexheti, rektor i UEJL

“Në suaza të trekëndëshit akademi, biznes dhe Qeveri do promovojmë këto masa, për të dëshmuar se megjithatë ka shumë mundësi, ka shumë shanse, por për t’i realizuar ata duhet të pregatitemi dhe në funksion të kësaj është ky takim informativ për t’i informuar bashkësinë e biznesit se në çfarë mënyrë mund të tërheqin dhe thithin këto investime”.

Nebi Hoxha, kryetar i OEMVP-së tha se ata do të kenë rol mbikqyrës, por se nuk dyshojnë që do të zhvillohet një proces i drejtë dhe i mirëfilltë.

Nebi Hoxha, kryetar i OEMVP-së

“Ky është një moment ku ne si OEMVP do të lujmë rolin mbikqyrës të të gjithë këtyre proceseve, përshkak se e dijmë që nga e kaluara  shumë biznese kanë aplikuar dhe nuk kanë arritur që të marrin fonde të këtilla, të zhvillojnë bizneset e tyre. Prandaj, mendojmë se një bashkëpunim i mirëfilltë i Odës Ekonomike dhe bizneseve të cilat janë në numër mjaftë të madh dhe konkurencë mjaftë të madhe në aplikimin e tyre…mendojmë që do të jetë një proces i mirëfilltë dhe do arrijmë deri në suksesin të cilin e planifikojnë si kompani”.

Ky aktivitet përfshinë shkallën e tretë për zhvillimin e bizneseve në vend. Emine Ismaili /SHENJA/

https://youtu.be/I6x-ZfJvhiI

@tn.lajmelokale
@tetovanews