Ballina Aktualitet Lajme Ndryshime të reja në arsim: Dy mësues në orë, por njëri me...

Ndryshime të reja në arsim: Dy mësues në orë, por njëri me rrogë më të lartë për 10%

Mësimdhënësit me më shumë se njëzet vjet përvojë pune do të mbajnë orën mësimore me kolegët e tyre më të rinj dhe do tu sugjerojë se si duhet të mbahet një orë mësimore dhe si të arsimo-edukohen nxënësit. Zëvendësministri i Arsimit, Petar Atanasov, për mediat theksoi se parashihet që ky ligj duhet të miratohet në qershor, dhe nëse kjo ndodh, do të fillojë të zbatohet nga viti tjetër shkollor.

“Janë shpenzuar 20 vjet, miliona euro për trajnime për mësimdhënësit nga të cilët nuk ka asnjë rezultat. Ideja është që të përgatiten dhe jo vetëm të punësohen. Gabimi ishte sistematik,mësimdhënësit i kemi nxjerrë nga shkolla për të shkuar në trajnim në të cilën janë trajnuar nga të huajt, ekspert vendas dhe përsëri janë kthyer në sistemin e njëjtë, ku trajnimi i mësuar nuk është zbatuar.

Me ndryshimet është paraparë që pesë ose gjashtë mësimdhënës në secilën shkollë të punojnë si trajnerë duke zvogëluar numrin e orëve të tyre. Detyra e tyre me pas do të jetë që të bëjnë një përmbledhje se si është dorëzuar leksioni, metodat që janë përdorur gjatë shpjegimit dhe të ngjashme”, shpjegoi Atanasov. Sa i përket paralajmërimit për pagat e trajnerëve që do të jenë 10%, ai sqaroi se ende nuk ka ndonjë vendim përfundimtarë, por supozohet që mësimdhënësit- mentor do të shpërblehen me një pagë 10 për qind më të lartë.

“Mësimdhënësit duhet të shpërblehen dhe kjo do të jetë një stimul për ta. Ata mund të shkojnë edhe në shkollat në rrethinë apo ndonjë zonë rurale , me çka njohuritë e tij do të shpërndahen dhe përdoren më gjerësisht”, shtoi Atanasov. Të pyetur nga gazeta Koha, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) theksuan se ligji për shkollat fillore është në fazën e përpunimit, do të thotë finalizimi i disa ligjeve dhe përmbajtjeve të tyre. Lidhur me këtë më pas do të ketë debat të hapur për formulimin e një vendimi më të mirë, që më pas ky propozim të dorëzohet në kuvend për tu miratuar. Me ndryshimet e ligjit janë paraparë më pak orë, më pak nxënës në një klasë, si dhe përfshirje më e madhe e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Nëse miratohet në qershor, do të fillojnë të zbatohet nga shtatori./KOha

@tn.lajmelokale
@tetovanews