Ballina Aktualitet Rajoni Meta: Edhe mua më kanë ofruar strehim politik. Me largimin e tij,...

Meta: Edhe mua më kanë ofruar strehim politik. Me largimin e tij, Gruevski pranoi fajësinë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me arratisjen e ish kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski drejt Hungarisë.

Meta tha se “Largimi i tij është edhe një marrje e fajësisë së tij”.

Së fundmi u zbulua se Gruevski ishte arratisur përmes Shqipërisë.

“Çdo politikan aq më tepër politikan me përgjegjësi të mëdha sic është rasti në fjalë nuk duhet t’i shmanget as drejtësisë dhe as luftës politike.

Nuk mund të gjykoj për çështjen në fjalë se kemi të bëjmë me një vend tjetër dhe duke pasur këtë pozicion nuk kam përse të hap një debat për këtë çështje.

Por ne kemi raste dhe në Shqipëri, kur ka pasur burgosje që janë konsideruar politike, janë përballuar. Largimi i tij është edhe një marrje e fajësisë së tij pavarësisht nga pretendimet që ai mund të paraqesë”, deklaroi Meta.

Ai solli në vëmendje edhe një rast personal, ku në vitin 1992 Prokuroria i ka hequr imunitetin dhe ka lëshuar flet arrest.

Në atë kohë tha Meta, iu ofrua strehim politik në Greqi dhe Itali, por nuk e pranoi.

“Kam edhe një rastin tim në vitin 1992 në zonën time elektorale u morën peng dy oficerë policie nga protestuesit.

Unë isha në opozitë dhe vajta i shpëtova nga ajo pengmarrje padashje.

Për këtë cështje prokuroria më hoqi imunitetin dhe donin të më fusnin në burg.

Mua më ofruan strehim politik në Greqi se kishim parti aleate në atë kohë dhe në Itali.

Edhe pse isha i ri nuk e pranova një gjë të tillë.

Kështu që politikanët në Ballkan duhet të jenë gati për të gjitha sfidat dhe të qëndrojnë si burrat”, u shpreh presidenti Meta.

@tn.lajmelokale
@tetovanews