Ballina Aktualitet Rajoni Meta dekreton Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm

Meta dekreton Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për Ministër të Brendshëm, Sandër Lleshi.

Afati i fundit për dekretimin e Lleshajt ishte sonte në mesnatë në orën 00:00. Kjo është hera e dytë që kryeministri Edi Rama çon për dekretim emrin e Lleshajt dhe më herët Meta kishte thënë se do të respektonte afatin e përcaktuar në Kushtetutë.

Dekretimi u paralajmërua në mesditë, pasi Presidenti pranoi dorëheqjen e gjeneral Sandër Lleshajt si ushtarak aktiv. Statusi i ushtarakut aktiv të Lleshajt ishte edhe pengesa kushtetuese për mosdekretimin e emrit të tij si ministër nga Presidenti Ilir Meta.

Vetë kreu i shtetit e kishte konsideruar si problematikë themelore kushtetuese propozimin për Lleshajn për shkak të statusit të ushtarakut aktiv. Ndërsa pas ç’dekretimit si ushtarak aktiv e firmosi emërimin e dekretit si ministër i Brendshëm.

Ndërkohë, një ditë më parë Presidenti  deklaroi se e njeh shumë mirë Kushtetutën e vendit në lidhje me dekretimin e ministrave dhe asnjë lloj presioni nuk mund të ndikojë tek ai për të shkelur Kushtetutën.

D E K R E T PËR EMËRIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit nr. 5211 prot., datë 09.11.2018,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zotin Sandër Lleshaj, emërohet Ministër i Brendshëm.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews