Ballina Aktualitet Lajme Me këngë e valle u protestua para shtëpisë së Mukoskit (VIDEO)

Me këngë e valle u protestua para shtëpisë së Mukoskit (VIDEO)

Pjesëtarët e Lëvizjes qytetare kundër ndryshimeve kushtetuese “Maqedonia bllokon” sonte u mblodhën para shtëpisë së deputetit Krste Mukoskit në Vevçani. Ai është njëri nga deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE për shkak se votoi për hapjen e ndryshimeve kushtetuese.

Para shtëpisë së tij u kënduan këngë patriotike dhe iu kërkua që të mos votojë ndryshimin e emrit të Maqedonisë.Deputeti bashkëbisedoi me protestuesit dhe një pjesë prej tyre i pranoi edhe në shtëpi.

Për të shtunën janë paralajmëruar protesta para shtëpive të debutetëve Sasho Vasilevski dhe Luben Arnaudov./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews