Ballina Aktualitet Lajme Marrëveshje në Maqedoni që Gruevski të mos burgosej?

Marrëveshje në Maqedoni që Gruevski të mos burgosej?

Në dy daljet e tij publike brenda pak orëve mbrëmë, Presidenti Ilir Meta bëri një koment interesant në lidhje me arratisjen e Nikola Gruevskit nga Maqedonia për t’iu shmangur burgut.

Ndër të tjera, Meta, si një politikan i regjur dhe lojtar i fortë i intrigave ballkanike theksoi se Gruevski nuk duhej të largohej nga Maqedonia duke pranuar të futej në burg pasi burgu, duke qenë se pretendohej se ishte burg politik, do ta forconte atë edhe më tepër kur të dilte, shkruan Albeu.com.

Sipas Metës, Gruevski ka pranuar në një farë mënyrë fajësinë duke u larguar vetë nga Maqedonia dhe tashmë nuk ka më shansin të pretendojë se po përndiqet politikisht.

Nëse do t’i qaseshim në këtë këndvështrim, pritej që Gruevski të dilte më i fortë nga burgu pasi të ishte dënuar vetëm për Benzin “tank” dhe jo për zullumet që ka kryer ndaj shqiptarëve si edhe abuzimet prej miliarda eurosh të bëra gjatë qeverisjes së tij.

Nisur nga kjo, duket se largimi i Gruevskit nga Maqedonia, më shumë se një dëshirë e tij për t’u arratisur nga qenë një akord i përgjithshëm, edhe i maxhorancës aktuale, për të cilën do të ishte më e lehtë që lideri i opozitës të ishte jashtë se sa të faktorizohej më tej e të dilte më i fortë nga burgu.

Në këtë mënyrë duket se nuk ka qenë vetëm Gruevski i interesuar për të ikur nga Maqedonia, por ka patur edhe faktor të brendshëm, nga maxhoranca aktuale për ta lejuar atë të ikë duke e bërë kështu më lehtë të menaxhueshme situatën me atë jashtë shtetit, si të arratisur se sa në burg.

@tn.lajmelokale
@tetovanews